Dani Carvajal mund te perjashtohet nga aktivitetet per dy ndeshjet e ardhshme per shkak se ka forcuar kartonin e verdhe ne ndeshjen ndaj Celta Vigos kete te Shtune.
Anesori doli shume ngadale nga fusha ne minuten e 83-te te takimit kur rezultati ishte 2-0 dhe pas ketij veprimi, gjyqtari Ricardo Burgos e ndeshkoi me karton te verdhe.
Zinedine Zidane theksoi qe Carvajal u largua nga fusha per shkak te nje shqetesimi muskular qe ka ndjere ne fushe, por komuniteti i arbitrave ka hapur rastin per te pare nese mbrojtesi e ka mare me qellim kartonin e verdhe per te munguar ne ndeshjen ndaj Osasunas qe luhet javen e ardhshme dhe per te qene i paster per Superkupen e Spanjes.
Federata Spanjolle e futbollit ka ndryshuar rregullat kete sezon dhe lojtaret mund te ndeshkohen nese e kerkojne me qellim kartonin e verdhe. Nje rast i ngjajshem ka ndodhur me lojtarin e Valencias, Hugo Guillamon, qe mund te denohet pikerisht per kete arsye.
Real Madridi nuk pret ndonje ndeshkim te metutjeshem dhe presin qe Carvajal te mungoje vetem ne ndeshjen qe vjen.