Nëse Real Madridi do të kishte luajtur çdo javë ndaj ekipeve më të mira në Spanjë, do e kishin dominuar pa asnjë dyshim La Ligan.
Fitorja e fundit 2-0 ndaj Celta Vigos ishte edhe një tjetër dëshmi që e mbështet këtë argument dhe për aq kohë sa Real Madridi luan ndaj të mëdhenjëve të kampionatit, shqetësimi është më pak i pranishëm.
Pasi kanë tejkaluar Celta Vigon, Real Madridi tashmë ka luajtur ndaj 8 ekipeve që mbajnë pozitat më të larta në tabelë dhe ka fituar 20 nga 24 pikët e mundëshme. Atletico Madrid, Sevilla, Barcelona, Granada, Celta dhe Real Betis, që të gjitha janë mposhtur. Vetëm Real Sociedad (0-0) dhe Villarreal (1-1) kanë menaxhuar të dalin të pamposhtura ndaj Real Madridit.
Rekordi i Madrilenëve është i paarritshëm në Europë. Në Itali, AC Milan nuk ka luajtur akoma me Atlantan apo Juventus dhe kanë barazuar ndaj ekipeve si Roma dhe Verona.
Nga 36 pikët e fituara nga Madrilenët, 55.55% janë marë nga ekipet e renditura lartë në tabelë, por problemi ka qenë me ekipet e vogla si Cadiz, Alaves dhe Elche.
Barcelona, nga ana tjetër, ka humbur si ndaj Real Madridit ashtu edhe ndaj Atletico Madrid dhe ka barazuar ndaj Sevillas. Mes tjerash, ata kanë patur të njëtat probleme si Real Madridi me ekipet e vogla, duke humbur ndaj Getafes dhe Cadiz.
Atletico Madrid ka humbur nga Real Madridi i Zinedine Zidane dhe ka lëshuar pikë ndaj Villarreal.