Thibaut Courtois ishte shpetimtari i Real Madridit ne fundin e takimit te mbremshem ndaj Elches teksa arriti te mbroje nje goditje te rrezikshme nga Gonzalo Verdu, por e kishte te pamundur te beje dicka me shume ne penalltine qe Fidel e shendroi ne gol.
Belgu foli per mediat pas ndeshjes dhe nje theks te vecante i kushtoi vendimit te arbitrit per t’a akorduar penalltine.
“Mu duk si nje penallti e bute sepse ne zone ka gjithmone bllokime te llojit te tille”, theksoi per Movistar+.
“Por ka arbitra qe e konsiderojne ate si penallti.”
“Ajo qe eshte per t’u theksuar eshte se e njejta ndodhi edhe me Benzeman ne zonen kundershtare por arbitri nuk e akordoi. Nese nuk e akordon ate penallti, atehere nuk duhet t’a akordosh as kete te Elches.”
“Dicka e tille na ndodhi edhe ndaj Barcelones poashtu.”