Zidane nuk ishte i kënaqur me rezultatin e ndeshjes ndaj Elches dhe konsideroi që janë dy pikë të humbura për Real Madridin. Sipas Francezit, arsyeja kryesore e këtij barazimi ishte pjesa e parë ku Real Madridi edhe pse kishte shanset e duhura nuk shënoi golin e dytë dhe mbajti në lojë kundërshtarin. Më pas, Elche barazoi në pjesën e dytë dhe la Madrilenët pa një zgjidhje. Zizou nuk sinjalizoi Marcelon dhe asnjë lojtar tjetër për këtë zhgënjim. ”Jam i kënaqur,” theksoi ai.
Ndeshja
”Përshtypjet nuk janë të mira sepse kishim raste dhe nuk mbyllëm ndeshjen. Më pas erdhi barazimi dhe ata u mbyllën prapa. Më pas ishte e vështirë.”
Vetëbesim i tepruar
”Nuk besoj që ishte për shkak të vetëbesimit të tepruar, sepse e dinim se çfarë ndeshje luanim. Fakti që nuk shënuam golin e dytë ndryshoi ndeshjen. Më pas ata u mbyllën në zonën e tyre dhe ne nuk arritëm të shënonim, ndonëse kishim përsëri raste të mira.”
Zëvendësimet
”Me zëvendësimet e bëra duhet të jetë e qartë se çfarë doja në fushë. Nuk ishim keq dhe për këtë kemi bërë presion në fund. Me zëvendësimet nuk kemi dhënë plusin e nevojshëm. Janë dy pikë të humbura por duhet vazhduar tutje. Ka ndeshje të tjera për t’u luajtur.”
I kënaqur me Marcelon dhe Asension
”Jam i kënaqur me ta. Kemi shkuar pak nga pak. Jam i kënaqur me ndeshjen e të gjithëve, edhe me të atyre që luajnë më pak.”
Penalltia e Benzemas
”Nëse nuk të japin penallti është sepse nuk ka patur arsye për të të dhënë.”
Atletico Madrid
”Nuk ka humbur por La Liga është e gjatë. Ka edhe shumë ndeshje dhe të gjithë ekipet do të humbasin pikë. Ne do të luajmë kampionatin tonë dhe do të vazhdojmë të luftojmë.”