Zinedine Zidane foli perpara mediave pas fitores 3-1 ne transferten e Eibar. Tekniku Francez kishte nje fjale edhe per prekjen me dore te Sergio Ramos ne zone perpara se Real Madridi te shenonte edhe golin e trete te takimit.
“Gjeja me e rendesishme eshte qe arbitri i takimit ishte i sigurte per ate vendim”, theksoi Zidane per incidentin ne fjale. “Nuk do te perfshihem ne kete, si gjithmone. Aribtri eshte aty per te mare vendimet dhe kjo eshte e gjitha.”
Real Madridi shenoi dy gola ne nje pjese te pare fantastike edhe pse Eibar arriti te mbahet teksa ndeshja vazhdoi tutje.
“Ndjehem shume mire per gjithcka qe pash ne fushe”, shtoi Zidane. “Ne e filluam ndeshjen ne menyre te shkelqyer. Shenuam dy gola dhe e dominuam ndeshjen ne cdo aspekt.”
“Kemi vuajtur por ne pergjithesi kemi kontrolluar ndeshjen. Eshte normale te vuash. Kemi filluar mire. Ata shenuan nje gol dhe me pas ndeshja ndryshoi. 20 minutat e para ishin spektakolare, kishim gjithe ate qendrim ne fushe.”
“Ditem se si te vuajme dhe kontrolluam ndeshjen. Eshte nje stadium i veshtire dhe ne arritem te dominojme nga fillimi deri ne fund. Kjo eshte nje lufte qe nuk do te ndalet deri ne fund. Jemi duke luajtur cdo tre dite.”
Pavaresisht orarit te ngjeshur, Real Madridi nuk eshte duke bere rotacione si zakonisht ne ekipin e pare.
“Do te behen ndryshime, me siguri, sepse kemi shume ndeshje,” tha Zidane. “Kemi bere me pak rotacione se fundmi, por qe te gjithe jane ne planet e mia. Nuk kemi bere shume ndryshime sepse ashtu ka qene momenti.”
Zidane beri vetem nje zevendesim ne pjesen e dyte ne Ipurua dhe ishte Marco Asensio qe u fut ne fushe, por sidoqofte ai vuajti per te lene ndikimin e tij ne ndeshje.
“Nuk i mungon dicka. Ai vazhdon te punoje, pak nga pak dhe mendoj qe eshte mire,” tha Zidane per Spanjollin. “Teksa shkojme te luajme cdo tre dite, do te marim vendime dhe Marco deshiron te luaje si cdokush tjeter. Po bejme mire si skuader.”