Real Madridi mposhti Borussia Monchengladbach me rezultatin 2-0 ne ndeshjen e mbremshme per te siguruar nje vend mes 16 me te mirave ne Champions League, fitore e cila u ka dhene fund disa dyshimeve qe u ngriten per Zinedine Zidane.
Dukej sikur tekniku Francez ishte ne prag te shkarkimit pas humbjes ndaj Shakhtar ne javen e kaluar, por nje fitore ndaj Sevillas ne Sanchez Pizjuan dhe nje fitore ne shtepi ndaj Gladbach kane qetesuar gjerat perpara derbit te Madridit ndaj Atleticos kete te Shtune.
Dopieta e Karim Benzemas ishte me teper se e mjaftueshme qe Real Madridi te mare tre piket dhe kreun e grupit B. Pervec Francezit, nje ndeshje te shkelqyer zhvilluan poashtu mesfushoret Toni Kroos dhe Luka Modric, pa mos harruar dhe Lucas Vazquez qe po shijon momentin tek Real Madridi.
“Zidane ka jete me shume se sa nje mace”, theksoi gazetari i njohur Manolo Lama per radion COPE.
“Dhe lojtaret, kur e shohin vdekjen qe i ka rrethuar, zgjohen per te reaguar. Ndeshje madheshtore nga Real Madridi. Ndeshje e madhe nga Benzema, Kroos, Modric dhe mbi te gjithe, Lucas Vazquez – nje djalosh shembullor per gjithcka.”