Situata aktuale e Real Madridit ka bërë që nëpër media të përflitet shumë për shkarkimin e trajnerit Zinedine Zidane.
Një gjë të tillë klubi nuk dëshiron t’a bëjë me vendim të shpejtë pasi beson se më i duhuri është Francezi ai i cili mund ta rikthejë formën e ekipit përsëri.
Por sipas të përditshmes Madrilene, Marca, edhe lojtarët Madrilen janë kundër shkarkimit të Zizou dhe besojnë se shumë shpejtë ai do të gjejë zgjidhjen për daljen nga mini-kriza e ekipit në ndeshjet e fundit.