Kylian Mbappe dhe Erlind Haaland janë dy synimet e mëdha të Real Madridit për të përforcur ekipin e tyre.
Dy nga lojtarët më të mirë në botë aktualisht gjenden në agjendën e Madrilenëve por që nuk mund t’i transferojnë dytë në të njejtin vit për shkak të situatës së pandemisë e cila ka ndikuar shumë në planet e klubit.
Kështu sipas AS, Reali po planifikon që Mbappen ta transferojë në verën e ardhshme 2021 dhe Haaland në verën e vitit 2022. Superdyshja është një ëndërr e Madrilenëve dhe klubi dëshiron këtë ëndërr ta bëjë realitet.