I lumtur për fitoren dhe për golin e shënuar, Vinicius Jr ka folur për ndeshjen e djeshme ndaj Levantes, ndeshje në të cilën arriti të shënoje dhe të ndihmoje ekipin për të fituar ndaj një kundërshtari të vështirë.
”Jam i lumtur që kam shënuar,” theksoi Vinicius pas ndeshjes përpara se të pohonte që nuk ishte plotësisht i kënaqur nga puna e tij.
”Isha në vendin e duhur, nuk mundet të mos e shënoja atë rast.”
”Kisha më shumë raste por do të vazhdoj të punoj për të ndihmuar më shumë.”
”Levante është ekip i mirë. Na mungoi pak ritmi por mendoj që ne do të rikthehemi shumë më të mirë pas pauzës me kombëtaret.”