Toni Kroos ka thurur elozhe për kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, për të cilin beson se është një njeri prej të cilit mund të mësosh shumë.
Mbrojtësi Spanjoll zakonisht ka mendime të ndryshme, por mesfushori Gjermani është i qartë që stili i lidershipit të Ramos është ndryshe nga ata të cilët i ka përjetuar më parë.
”Kur Ramos ka një opionin, ai e thotë atë për të mirën e ekipit, pa asnjë rezervë”, potencoi Kroos për Einfach Mal Luppen.
”Dhe kjo nuk është diçka që unë e kam parë më përpara.”
”Pikërisht për këtë arsye, nëse flasim për kapitenët, sipas mendimit tim, ai është kapiteni më i mirë që mund të kesh.”
”Jam më shumë se i lumtur që Sergio është kapiteni im. Kam mësuar shumë nga ai dhe ai ka mësuar shumë nga unë gjithashtu.”
”Ai është dikush që përgjigjet mirë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe zëri i të cilit ndëgjohet nga të gjithë brenda klubit. Sergio lideron duke dhënë shembullin e tij.”
Kroos poashtu ka lëvduar trajnerin Zinedine Zidane duke theksuar faktin që Francezi është në gjendje t’i mbaje gjërat nën kontroll.
”Ai ishte lojtar i madh dhe njohuritë e tij i aplikon në një mënyrë të shkëlqyer”, shpjegoi Kroos.
”Dhe ai është poashtu jashtëzakonisht i mirë në menaxhimin e një grupi yjesh.”
”Ai i njeh të gjithë lojtarët dhe gjithçka përreth Real Madridit është nën kontrollin e tij.”