Jose Mourinho ka veçuar eleminimin nga Bayern Munich në Champions League si pikën më të ulët në karrierën e tij.
Disfata e pësuar nga Bayern pas ekzekutimit të penalltive në Santiago Bernabeu e eleminoi ekipin e tij nga gjysmëfinalet e Champions Leagues.
”Nëse më duhet të zgjedh momentin më të keq, ai është eleminimi me Real Madridin”, u përgjigj Mourinho ndaj pyetjes së gazetarit Mercado Aberto për televizionin Portugez Sic.
”Ne ishim ekipi më i mirë në Europë pa dyshim, fituam La Ligan duke thyer të gjitha rekordet, si atë të pikëve ashtu edhe atë të golave dhe ne do e kishim fituar atë finale, pa asnjë dyshim.”
”Ajo që ishte më dëshpëruese për mua ishte që për penalltitë përzgjodha lojtar si Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Sergio Ramos të cilët janë ekzekutues të shkëqyer që nuk kishin humbur asnjëherë më parë një penallti, kjo ishte ajo që më shkatërroi.”
Pas këtij eleminimi, Jose Mourinho do të zgjaste vetëm 12 muaj në Santiago Bernabeu përpara se të rikthehet tek ish klubi i tij, Chelsea.