Thibaut Courtois ka vulosur një sezon fantastik me Real Madridin duke pësuar vetëm 20 gola në 34 ndeshje të luajtura dhe duke fituar kështu trofeun prestigjioz ‘Zamora’.
Ai është portieri i parë Madrilen që e fiton një çmim të tillë që nga viti 2008, ndërsa është poashtu portieri i parë në historinë e La Ligas që e fiton trofeun ‘Zamora’ me dy skuadra të ndryshme, Real Madridin dhe Atletico Madrid.