Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave në Valdebebas tre ditë përpara se merkatoja të mbyllet, me dyshimet që la ekipi në barazimin ndaj Valladolid dhe me largimin e papritur të Keylor Navas, një javë pasi tekniku ishte siguruar për vazhdimësinë e tij.
Por përpara se të fillonte me konferencën, Zidane i dërgoi një mesazh Luis Enriques: ”Dua të dërgoj të gjithë solidaritetin tim dhe të ekipit për Luis Enriquen dhe familjen e tij. Nuk kam më tepër fjalë sepse është një moment shumë i vështirë.”
Ndeshja ndaj Villarreal: ”E presim si një ndeshje të rëndësishme të sezonit sepse është ajo që vjen në rradhë. Pikët janë të rëndësishme dhe ne duam të bëjmë një ndeshje të mirë. Senzacionet janë të mira dhe ne duam t’i tregojmë në fushë.”
Largimi i Keylor: ”Nesër do të jetë me ne dhe deri me datën 2 Shtator çdo gjë mund të ndodhë. Do të jetë me neve dhe jam i fokusuar vetëm tek kjo. Mund të ndodhë që të largohet por e rëndësishme është që nesër do të jetë me ne. Kjo është ajo që më intereson.”
Ndjehesh rehat me ardhjen e Areolas?: ”Ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë. Duhet menduar për Villarreal dhe më pas do të shohim.”
Kualiteti i Areolas: ”Është një pyetje që nuk përshtatet për sot sepse mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme. Për mua ajo që ka rëndësi është ndeshja ndaj Villarreal dhe jam i fokusuar vetëm tek kjo.”
Nënshkrimet e momenteve të fundit: ”Deri të Hënën gjithçka mund të ndodhë: një bombë, dy bomba.. por e rëndësishme është ndeshja e nesërme.”
Skuadra e dëshiruar: ”Në fund kam jam shumë krenar për lojtarët që kam e që për mua janë më të mirët. E rëndësishme është që kur sezoni të filloje të gjithë të jenë të përkushtuar dhe kështu janë të gjithë. Me skuadrën që kam nuk mund të qahem, sepse nëse bëj kështu më duhet të ndryshoj profesionin. Të gjithë trajnerët duan të stërvisin këtë ekip.”
Marëdhënia me Florentinon: ”Vendimet që mar janë në fushë. Marëdhënia me presidentin gjithmonë ka qenë shumë e mirë. Është pikërisht kjo që më ka sjellur për të luajtur këtu dhe nuk do e harroj kurrë këtë. Nuk më duhet të qartësoj asgjë sepse marëdhënia është e mirë. Ajo që thuhet nga jashtë nuk mund t’a kontrolloj.”
Hazard me Belgjikën: ”Mund të udhëtoje, por Hazard nuk mund të luaje sot për sot. Ai e di dhe ne poashtu. Shpresoj të mos luaje, për të mirën e të gjithëve, të Belgjikës poashtu.”
Dëmtimet: ”Nuk mund të jem i kënaqur kur shoh lojtarë të dëmtuar, por sidoqoftë këto gjëra ndodhin. Janë gjëra që u ndodhin të gjithë ekipeve, nëse i shihni të gjitha ekipet kanë shumë të dëmtuar. Fizioterapeutët, doktorët dhe të gjithë që punojnë bëjnë më të mirën e mundëshme. Shpresoj të rikuperohen sa më shpejtë.”
Villarreal: ”Villarreal është një ekip i mirë që mund të të vendosë në vështirësi në çdo moment sepse ka lojtar të mirë.”
Dueli kundër PSG: ”Është një ekip shumë kompetitiv edhe pse do të kenë mungesa dhe të dëmtuar. Do të jetë një fillim i komplikuar por edhe një spektakël në vete.”