Real Madridi është duke mbajtur kontakte direkte me PSG nëpërmjet drejtorit të përgjithshëm Jose Angel Sanchez dhe me entitetin e Neymar nëpërmjet emisarit Juni Calafat.
Klubi beson që mundësia për të nënshkruar me Brazilianin do të jetë në ditët e fundit të merkatos dhe pikërisht për këtë arsye Madrilenët janë duke luajtur një figurë të ulët, krejtësisht e kundërta nga seç është duke bërë aktualisht Barcelona.
Real Madridi beson se marëdhëniet e mira me drejtuesit e PSG do të jenë kyçe në gjetjen e një oferte të përshtatshme për Neymar. PSG ka konfirmuar çmimin prej 250 milion euro për të por që mund të reduktohet në 100-120 milion euro nëse ndonjë lojtar përfshihet në operacion. PSG ka kërkuar vazhdimisht Casemiron, Courtois apo Vinicius por Real Madridi ka refuzuar.
Prioriteti i Neymar është të largohet nga PSG dhe ai nuk ka treguar ndonjë preferencë ndërmjet Real Madridit apo Barcelonës kështu që gjithçka varet nga vendimi final i PSG. Ka shumë njerëz në klub që janë pro dhe kundër kësaj lëvizjeje por duket sikur ai që do të ketë fjalën e fundit për blerjen e Brazilianit do të jetë Florentino Perez.