Real Madridi është futur seriozisht në negociata për të fituar shërbimet e Neymar. Prej kohësh një ndër prioritetet e klubit, drejtuesit duket sikur kanë gjetur momentin perfekt për t’a rrëmbyer nga PSG, por jo vetëm kaq, Madrilenët duan të lënë me gishtat në gojë edhe Barcelonën, që po bënte gjithçka për lojtarin.
Tratativat janë delikate sepse bëhet fjalë për një shumë të madhe parash teksa Real Madridi është i interesuar të fusë në operacion Keylor Navas, Gareth Bale apo edhe James Rodriguez. Paris Saint-Germain nuk duket shumë i tërhequr nga futja e lojtarëve në operacion sepse dëshiron që Neymar të shitet me çmimin e duhur, por në të njëjtën kohë, Parizienët duan që çështja e Brazilianit të zgjidhet sa më parë.
Drejtuesit po negociojnë me agjentët e lojtarit ndërsa ka qenë vet PSG që e ka ofruar atë tek Real Madridi, duke mar shkas edhe nga marëdhëniet aspak të mira me Barcelonën. Negociatat janë në drejtimin e duhur ndërsa nga Real Madridi akoma nuk ka një ofertë zyrtare tek PSG, por gjithnjë sipas burimeve të afërta që meren me negociatat, drejtuesit Parizien duan t’a shesin tek Real Madridi sa më parë për arsye se nuk duan të bien pre e presionit të Barcelonës që tenton t’a mare me çmimin sa më të lirë të mundshëm.
Takime të tjera mes palëve pritet të zhvillohen ditëve në vijim…