Real Zaragoza ka konfirmaur shitjen e Alberto Soros te Real Madridi, me mesfushorin që është kthyer prap te Zarazoga por në form huazimi për sezonin e ri.
Marrëveshja është e ngjajshme me atë të Jesus Vallejo, që poashtu i’u bashkua madrilenëve nga Zaragaoza por menjëherë më pas u rikthye nv form huazimi.
Kjo do i jep mundësi Soros që të përfitojë edhe më tutje eksperiencë dhe më shumë minutazh.
Çmimi i paguar për transferimin e tij thuhet të jetë 2.5 milionë euro, një shifër që mund të dyfishohet për shkak të bonuseve nëse Soro bën debutimin me skuadrën e parë të Los Blancos.