Aurelio de Laurentiis, presidenti i Napolit, ka folur në Corriere dello Sport për disa futbollistë që klubi italian i dëshiron dhe një ndër ta është dhe James Rodriguez.
“James është lojtari më mediadik pas Cristianos dhe Messit. Ai dëshiron të luajë tek Napoli, por Real Madridi kërkon shumë para për të”, – është shprehur presidenti napoletan.
Real Madridi vazhdon të negociojë për largimin e James Rodriguez dhe akordi me Napolin është shumë afër, por presidenti i klubit italian nuk dëshiron të paguajë shumë për lojtarin. Napoli dëshiron ta marrë në huazim me të drejtë blerje lojtarin, por Real Madridi dëshiron t’a shesë përfundimisht kartonin e tij për një shifër mbi 40 milionë euro.