Dani Ceballos rikthehet të flasë për të ardhmen e tij tek Real Madridi. Gjatë intervistës për Onda Cero, mesfushori e tregoi qartë që nuk dëshiron të largohet, megjithëse nuk e mbyll derën e largimit.
“Nuk dua të më shesin. Dua ta shijoj lojën dhe të ndihem i rëndësishëm, kudo që të jem. Mendoj se kam mjaftueshëm talent brenda meje dhe besoj se viti i ardhshëm do jetë viti më i mirë i imi.”
“Kur erdha tek Real Madridi kisha dëshirë të tregoja realisht sa vleja. Ky vit që kaloi nuk ishte më i miri i mundshëm për mua.”