Gjatë ditës së sotme, Marcos Llorente u zyrtarizua si lojtari më i ri i Atletico Madridit pas arritjes së marrëveshjes me Realin.
Tani do të thotë që Llorente ka luajtur për të dyja klubet më të mëdha të qytetit të Madridit: Realin dhe Atleticon.
Kështu kishin luajtur edhe babai dhe gjyshi i Llorentes në të kaluarën. Babai i tij, Paco Llorente kishte luajtur në Atletico në dy sezone: 1985/86 dhe 1986/87, ndërsa në Real Madrid luajti nga viti 1987 deri në vitin 1994.
Ndërsa gjyshi i tij nga nëna, Ramon Grosso ishte i huazuar në Atletico për gjysmë sezoni në vitin 1964 ndërsa në Real Madrid kishte luajtur nga viti 1964 deri në vitin 1976