Zyrtarët e klubit italian, AC Milan janë në kryeqytetin spanjoll me qëllim të gjetjes së më shumë informatave rreth lojtarëve që Real Madridi dëshiron t’i shesë këtë verë.
Sipas Sky Italia, klubi italian po kërkon të përfocojë skuadrën dhe është e interesuar në situatat e tre lojtarëve në veçanti: Dani Ceballos, Mariano Diaz dhe Martin Odegaard. Zyrtarët e klubit italian poashtu dëshironin të pyesnin edhe për Marcos Llorenten, por vizita e tyre është pak e vonshme sepse Atletico tanimë ka nënshkruar me të.
Drejtori sportiv i sapozgjedhur i tyre, Boban do të zhvillojë një takim me drejtorin e përgjithshëm të Real Madridit, Jose Angel Sanchez ku italianët shpresojnë në forcimin e marrëdhënieve midis dy klubeve. Poashtu ai dëshiron të informohet edhe mbi lojtarët që nuk janë në planet e Zidanes.
Mariano dhe Odegaard mbesin opsione më të lehta sepse Ceballos po synon Premier Leaguen me disa klube angleze të interesuara për të.