Real Madridi nuk ka hequr ende dorë nga transferimi i mundshëm i Christian Eriksenit në Santiago Bernabeu.
Së fundmi, klubi Madrilen, i ka ofruar Tottenhamit 40 milionë euro, plus shërbimet e mesfushorit të tyre Dani Ceballos, si këmbim për të marrë kartonin e danezit, Eriksen.
Mauricio Pochettino ka qenë i gatshëm të nënshkruajë me Ceballos, por vetëm me anë të një kontratë të drejtpërdrejtë, në të cilën nuk përfshihet asnjë lojtar tjetër.
Derisa Ceballos i është bërë e qartë se nuk do të ketë vend në skuadrën e re të Zinedine Zidane, ka qenë Christian Eriksen, ai i cili vetë theu heshtjen këtë muaj, duke thënë se ndoshta është koha që ai të provojë diçka të re në karrierën e tij.
Futbollisti danez, 27 vjeç, ka vetëm edhe një vit kontratë me “Spursat”, kurse Ceballos edhe katër të tjera me Real Madridin.
Ceballos është aktualisht në detyrë kombëtaren e Spanjës në Kampionatin Euro-Nën 21, ku në humbjen 3-1 të së dielës nga Italia, ishte ai që shënoi golin e vetëm për vendin e tij.