Rikthimi i Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit ka sjellë shumë ndryshime në organikën e lojtarëve dhe dy ndër më të prekurit janë Dani Ceballos dhe Marcos Llorente. Ty dy ishin shumë të rëndësishëm me Santiago Solarin, por e kundërta ka ndodhur me Zizou.
Marcos Llorente është drejt largimit. Ka jashtëzakonisht shumë oferta për lojtarin, por sipas Marcas, 2 janë kryesoret: oferta e Atletico Madrid dhe oferta e Inter.
Antonio Conte e pëlqen shumë Marcos Llorenten dhe e dëshiron patjetër në skuadër sezonin e ardhshëm, por vetë lojtari nuk dëshiron të largohet nga Spanja, madje as nga Madridi. Ai dhe familja e tij janë shumë të lidhur me qytetin dhe nuk duan të largohen.
Pra destinacioni i vetëm për Llorenten është Atletico Madrid. Marca pretendon se Llorente ju ka thënë drejtuesve të klubit se nëse largohet, do ikë vetëm tek Atletico.
Real Madridi nuk dëshiron t’ja lehtësojë kalimin tek rivalët e qytetit, por dëshira e lojtarit është përcaktuese. Real Madridi ka negociuar me Atleticon dhe çmimi për të cilin mund të arrihet marrëveshja është 40 milionë euro, çmim të cilin Atletico Madrid është e gatshme t’a paguajë duke qenë se Rodrigo do të largohet.
Akordi mes Llorentes dhe klubit bardhekuq është arritur, pritet vetëm marrveshja mes dy klubeve madrilene, marrëveshje e cila është shumë afër dhe pritet të zyrtarizohet brenda ditëve në vijim.