Presidenti i Lyon, Jean Michel Aulas ka dhënë një intervistë për Marcan, intervistë në të cilën natyisht u pyet edhe për transferimin e Mendy tek Real Madridi.
Presidenti i Lyon u shpreh:
“Mendy erdhi 2 sezone më parë tek Lyon, erdhi nga Le Havre dhe filloi të luante me kombëtaren kur ishte vetëm 22 vjeç. Ka pësuar një zhvillim shumë të shpejtë.”
“Nuk ishte e vështirë të arrija marrëveshje me Real Madridin për Mendy. Florentino Perezin e kam shumë shok dhe kjo ndikoi shumë në negociata.”
“Lojtarin e telefonoi vetë Zidane dhe ai nuk mundi t’i thoshte jo, nuk mund të refuzohet Zidane,”