Si ndihet: “Jam djali më i lumtur në botë dhe jam shumë i gëzuar që do jem pjesë e klubit më të madh në botë. Do jap maksimumin tim.”
Oferta e Real Madridit: “E vërteta është se nuk dija për oferta të tjera, përveçse të Realit.”
Fëmijëria: “Kam fjetur me fanelën e Real Madridit veshur kur isha i vogël. Ma pati dhuruar një mik i babait tim. Që i vogël kam qenë fans i Real Madridit. Ishte dhe akoma është klubi më i madh në botë.”
Objektivat: “Nuk do them një numër golash që pretendoj të shënoj, do përpiqem të jap më të mirën dhe të tregoj se sa vlej. Kam ardhur në një klub në të cilin mund të mësoj dhe mund të përmirësohem shumë.”
Biseda me Zidane: “Nuk kam folur akoma me të lidhur me pozicionin tim në fushë. Kam luajtur në të gjitha format, qendërsulmues i vetëm, qendërsulmues i dytë, pas sulmuesit…unë jam këtu për të luftuar.”
Idhulli: “Më parë ishte Ronaldo. Tani nuk kam më idhuj pasi që nga sot do t’i kem shokë skuadre.”
Benzema: “Është një nga më të mirët në botë dhe shpresoj të mësoj shumë prej tij. Mendoj se mund të përshtatem me të në fushë, por do jetë Zidane ai që do vendosë.”
Presioni: “E di që sezoni që shkoi nuk ishte më i miri i mundshëm, por do bëj të pamundurën që sezoni i ardhshëm të jetë shumë më i mirë.”
Liga spanjolle: “La Liga spanjolle bashkë me Premier League-n angleze janë ligat më të mira në Europë.”
Numri i fanelës: “Nuk ka rëndësi numri i fanelës, nuk luan numri në fushë.”
Kontaktet me Barcelonën: “Nuk kam patur dijeni rreth ndonjë oferte të ndonjë skuadre tjetër përveç asaj të Realit. Fola me agjentin tim, më tha ofertën e Realit dhe pranova menjëherë.”
Titulli më i dëshiruar: “Do doja të fitoja Champions League.”
Presion për shkak të çmimit të tij: “Përpiqem të përqëndrohem në lojë gjithmonë. Shpresoj ta justifikoj çmimin që klubi ka paguar për mua.”
Konkurenca: “Do jetë konkurencë shumë e madhe, por sigurisht duke punuar shumë, mund të më jepet mundësia. Nëse nuk më jepet mundësia, do jetë faji im.”
Hazard: “Ai është një lojtar fantastik, një nga më të mirët në botë dhe do jetë kënaqësi të luaj me të.”
Prezantimi: “Gjëja e vetme që më frikësonte ishte të dilja në fushë. Shpresoj ta meritoj që fansat në stadium të thërrasin emrin tim në kor.”