Përpos nënshkrimit me sulmuesin e Chelseas, Eden Hazard që sipas Jugones do zyrtarizohet në orët në vijim, i njejti medium tani raporton se edhe marrëveshja e transferimit të Ferland Mendyt te Reali është çështje e mbyllur.
Poashtu, raportohet se mbrojtësi francez ka kryer edhe testet mjekësore, por zyrtarizimi i kësaj lëvizje ende nuk është planifikuar se kur do bëhet nga klubi madrilen.
Transferimi i 23 vjeçarit në Bernabeu pritet të kompletohet për shumën e 55 milionë eurove, ku do jetë transferimi i pestë pas Militaos, Jovicit, Hazardit dhe Rodrygos.