Vdekja e Jose Antonio Reys ka tronditur gjithë botën e futbollit, e veçanërisht ish-klubet e tij ku bie fjala këtu edhe te Real Madridi.
Djali i tij, 11 vjeçari Jose Antonio Reyes Lopez aktualisht luan për Leganesin, por ka rënë dakord t’i bashkohet akademisë së Real Madridit për sezonin e ardhshëm dhe ai do të përcillet personalisht nga presidenti Florentino Perez.
Sipas asaj që është zbuluar nga Cristobal Soria të hënën mbrëma në programin El Chiringuito, presidenti madrilen ka premtuar se do të kujdeset dhe do ‘a përcjellë të riun.
“Perez ishte i mrekullueshëm. Është një detaj shumë i bukur sepse ai tha se ai do t’a përcjellë dhe do të kujdeset për djalin e tij 11 vjeçar. Perez më tregoi se ai do t’a përcjellë atë deri sa ai të mbushë 18 vjeç dhe nuk kishte për t’u shqetësuar rreth asgjëje,” theksoi Soria.