Real Madridi po planifikon të bëjë blerje të mëdha, por që t’a realizojë këtë, duhet si fillim të shesë (për shkak të Fair Play-t financiar). Zidane tashmë e ka gati listën e largimin dhe për këtë ka biseduar edhe me klubin.
- KEYLOR NAVAS: Tashmë largimi i tij është i qartë. Në ndeshjen e fundit në Bernabeu ai përshëndeti tifozët në stadium. Ekipi i parë që u interesua për Navas në momentin kur u bë e ditur që do largohej ishte Porto, por sot ka dalë në skenë një tjetër skuadër portugeze. Kësaj rradhe është Benfica e cila dëshiron shërbimet e portierit nga Kosta Rika. Të dy klubet portugeze janë të gatshme të paguajnë aq sa Reali kërkon për portierin, por asnjëra prej tyre nuk është e gatshme të paguajë pagën e tij të lartë, prandaj po negociojnë për një reduktim të saj.
- DANI CEBALLOS: Ceballos është një mesfushor shumë premtues, një lojtar me një teknikë të jashtëzakonshme, por siç duket, nuk do të jetë pjesë e Real Madridit të ri të Zinedine Zidane. Sipas Sky Sports, skuadra angleze e Tottenham interesohet për lojtarin dhe është e gatshme të paguajë plot 50 milionë euro për të marrë kartonin e plotë të tij.
- MARCOS LLORENTE: Llorente është nga lojtarët më të kërkuar për momentin. Ka shumë klube të interesuara për të, sidomos Sevilla & Atletico Madrid. Akoma nuk ka një ofertë zyrtare për spanjollin, por largimi i tij duket i pashmangshëm. Zidane tashmë ja ka bërë të qartë se nuk bën pjesë në planet e tij sezonin e ardhshëm.