Real Sociedadi tashmë ka filluar negociatat me Real Madridin për blerjen e Borja Mayoral. Drejtori sportiv i Sociedadit, Roberto Olabe e ka zgjedhur atë si përforcim për sulmin e tyre dhe si konkurrencë të Willian Jose.
Të trija palët e mirëpresin një operacion të tillë dhe synimi është që të arrihet marrëveshja para se të fillojë kampionati Europian për moshat U21 në të cilin do të luaj Mayoral me Spanjën U21.
Raportet mes Jokin Aperribay dhe Florentino Perez janë të mira dhe vazhdimisht ka pasur marrëveshjes për ndonjë lojtar mes dy klubeve.
Mayoral ishte i huazuar tek Levante në këtë sezon që përfundon në vikend dhe nuk shihet si pjesë e ekipit të Zinedine Zidane për sezonin e ri.