Klubi do të përpiqet të bëjë një revolucion brenda ekipit këtë verë dhe njëri nga lojtarët që nuk e dëshiron Zidane më në ekip është Gareth Bale.
Uellsiani duhet të kërkojë një klub të ri pasi nuk konsiderohet pjesë e Madridit për sezonin e ri, por largimi i tij do të jetë shumë i vështirë.
Sipas Marcas, arsyeja e parë e cila e vështirëson largimin e Bale është paga e tij e lartë prej 17 milionë euro në sezon ndërsa arsyeja e dytë është se klubet si Man UTD, PSG, Tottenham nuk kanë shfaqur interesim për të pavarësisht se interesoheshin më herët.
Bale duhet të gjej një klub të ri dhe sidomos para se ekipi Madrilen të shkojë në parasezon më 8 korrik. Zidane nuk e sheh më si lojtar të tij Uellsianin.