3 klube nga Seria A kanë rikthyer kokën tek Real Madrid. Bëhet fjala për Interin, Roman dhe Napolin, të cilat kanë filluar interesimin e tyre për Nacho Fernandez dhe situatën e tij tek klubi Madrilen.
Sipas AS, e ardhmja e Nachos është e paqartë në Real Madrid sidomos pas transferimit të Eder Militaos nga Porto dhe largimit të dyshimeve për të ardhmen e Raphaël Varane.
Interi është shfaqur interesim më të madh për Nachon pasi tashmë ka siguruar Diego Godin dhe dëshiron përforcimin e mbrojtjes edhe më shumë për sezonin e ri.
Nacho ishte gati të largohej nga Madridi në vitin 2016 drejt Romas por Zidane e ndali operacionin dhe i garantoi atij më shumë minuta pas largimit të Pepes. Kontrata aktuale e Nachos me klubin Madrilen skadon në vitin 2021.