Në kuadër të zërave të shumtë që qarkullojnë për transferimin e Eden Hazard tek Real Madridi, nuk ka mundur t’ju shpëtojë pyetjeve rreth kësaj çështje as shoku i tij i skuadrës tek Chelsea, braziliani Willian.
I pyetur nga gazetarët për të ardhmen e Hazard, Willian u shpreh: “Nuk e di! Të ishte për mua do t’a mbaja tek Chelsea, shpresoj që të qëndrojë, unë nuk di asgjë rreth kësaj teme. I kam dëgjuar lajmet për të, unë dua që ai të qëndrojë tek Chelsea, por futbollit nuk i dihet kurrë. Momentalisht mendoj se ai e ka mendjen tek Chelsea.”
“Pas mbarimit të sezonit (finales së Europa League) ndoshta ai do mund të flasë qartë për situatën e tij. Eden është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën, një lojtar shumë special, jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekipin sepse na ndihmon shumë. Mendoj se ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Për sa i përket të ardhmes së tij, po e përsëris edhe njëherë, unë nuk di gjë, shpresoj të qëndojë, por futbollit nuk i dihet.”