Keylor Navas po jeton ditët e tij të fundit si portjer i Real Madridit. Sic njofton Jugones dhe tani Marca, klubi i ka konfirmuar atij se nuk llogarisin në të për sezonin e ri dhe se ai duhet të kërkojë një klub të ri.
Vendimin ia komunikoi Zidane në fund të javës së kaluar dhe u Navas u ndje shumë i prekur, i cili mbante shpresën që të jetë në gjendje të luftojë me Courtois për vendin e titullarit.
Trajneri Francez i bëri të qartë synimet e Madridit. Edhe pse Zizou gjithmonë e ka mbrojtur Navasin, por në këtë rast i ka thënë atij se nuk mund të bëjë asgjë më shumë pasi vendimi është marrë dhe se Courtois është titullar, ndërsa ai duhet të largohet.
Pra, të dielën me fillim në ora 12:00, Navas do të paraqitet për herë të fundit si trajner Madrilen dhe do të përshëndetet me tifozët në Bernabeu.