Deklarata e Eden Hazard (referuar publikimeve të The Mirror):
Hazard: “E kam marrë vendimin tim. Unë tashmë jam duke pritur, ashtu siç janë duke pritur dhe fansat.”
Hazard: “Do doja që kjo çështje të ishte sqaruar më herët, por kjo nuk ndodhi. I kam thënë dhe klubit disa javë më parë.”
I pyetur nëse kualifikimi i Chelsea në Champions për vitin e ardhshëm do ndikojë tek ai, belgu u shpreh: “Jo, unë e kam marrë vendimin tim dhe kaq. Jam akoma duke pritur.”
Hazard: “Kemi akoma një finale për të luajtur (finalja e Europa League ndaj Arsenal) dhe pastaj do të shohim. Unë e kam marrë vendimin tim, por nuk varet gjithçka nga unë.”
I pyetur për situatën e Hazard, sot u shpreh edhe trajneri i Chelsea, italiani Maurizio Sarri: “Hazard e ka marrë vendimin e tij dhe neve na mbetet thjesht t’a respektojmë atë.”