Zinedine Zidane nuk llogarit në Gareth Bale për sezonin e ri, të cilin gjithmonë e mbrojti, tani mendon se cikli i tij ka përfunduar. Zgjidhja e tashme është e thjeshtë: Bale duhet të kërkojë një klub të ri por që ende nuk ka pasur oferta për të, përvec Manchester United që ka shprehur interesim për Uellsianin por ata nuk do të luajnë në Champions në sezonin e ardhshëm.
Bale përfiton 17 milionë euro në sezon dhe nuk ka shumë klube që mund t’a përballojnë këtë shifër. Pra, mundësitë e largimit të Bale janë reduktuar në masë të madhe. Cdo formulë duhet të gjejë zgjidhje para 8 korrikut, ditën kur ekipi Madrilen niset për në SHBA që të zhvillojë parasezonin. Rikthimi në Tottenham është një tjetër opsion që Bale e konsideron por klubi Londinez nuk mund t’a transferojë atë nëse nuk përfshin një lojtar në marrëveshje me klubin Madrilen.