Marcelo do të mbetet në Real Madrid në sezonin e ardhshëm. Zinedine Zidane do të llogaritë në mbrojtësin e majtë që të rindërtojë ekipit nga parasezoni i kësaj vere që po vjen. Marcelo, i cili është njëri nga lojtarët më të kritikuar të këtij sezoni absolutisht të dështuar të ekipit do t’i shpëtoj revolucionit të klubit dhe do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij edhe në sezonin e ri me Zidanen si trajner.
Me Solarin si trajner, Marcelo kaloi momentet më të këqija si lojtari Madrilen pasi ishte një zëvëndësues i Sergio Reguilon dhe luajti vetëm në ndeshjet e Copa del Rey.
Sipas Marcas, gjithcka ka ndryshuar me arritjen e Zidane, i cili startoi me Marcelon menjëherë dhe i tregoi besimin e tij të plotë për ndeshjet e këtij sezoni dhe se llogarit në të për sezonin e ri.