Sezoni 2018/19 ka qenë hiç më pak sesa një fatkeqësi për Real Madridin dhe për më tepër mënyra se si ata kanë rënë në këtë gjendje nga të qenurit kampion i Europës ka qenë tronditëse.
Asnjë trajner, as Julen Lopetegui, as Santiago Solari dhe as Zinedine Zidane nuk kanë arritur të kapin maksimumin e përformancës së lojtarëve të tyre.
Për këtë është me vlerë të analizohet performanca e 25 lojtarëve të skuadrës, një nga një.
Vinicius Jr, buzëqeshja e sezonit
Sivjet, drita e vetme në fund të tunelit ishte i riu, Vinicius Jr.
Inkorporimi i tij në ekipin e parë ka qenë lajmi më i mirë për Los Blancos këtë sezon. Ai është një futbollist jashtëzakonisht i talentuar dhe as mungesa e tij e golave nuk e ka pakësuar perceptimin se ai do të jetë ylli i ardhshëm i madh i Santiago Bernabeut.
Benzema, shpëtimtari
Këtë sezon në dukje është vënë edhe shpëtimtari, Karim Benzema.
Ai ka qenë i vetmi lojtar i cili nuk e ka tradhëtuar besimin e Florentino Perezit, që lojtarët aktual të skuadrës do ta mbushin boshllëkun e golave të cilin e la largimi i Cristiano Ronaldo në Juventus.
Francezi ka përjetuar sezonin e tij më të mirë golashënues prej kur i është bashkuar Los Merengues, edhe pse ai nuk ka kontribuar mjaftueshëm në në ndeshjet e mëdha, si ato ndaj Barcelonës.
Sergio Ramos, tregoi lidership
Edhe këtë sezon, e ushtroi siç duhet reputacionin e tij prej një kapiteni. Mbase, nuk mundi të bënte asgjë më shumë në motivimin e bashkëlojtarëve të tij për të mos mbetur duarthatë, pa trofe, në këtë edicion.
Reguilon, preku qiellin me Solarin
Ishte i besuari i Solarit, i zuri vendin në formacion Marcelo dhe luajti në një nivel të lartë. Fjala është për mbrojtësin e majtë, Reguilon.
Por, rikthimi i Zidane në krye të Real Madridit i ka kushtuar atij me humbjen e vendit startues.
Navas, mbajti debatin gjallë
Ardhja e Thibaut Courtois supozohej t’i jepte fund epokës së Navas në kryeqytetin spanjoll, por kosta-rikani ka performuar mirë sa herë që i është dhënë mundësia dhe me Zidane si trajner, ai ka fituar përseri vendin e tij në 11-shen startuese.
Brahim Diaz, varet prej Zidane
Nuk arriti ta gjejë vetën nën-urdhërat e Solarit, por tani nën-urdhërat e Zidane, duket se do të marrë minutat e nevojshëm.
Spanjolli, i ardhur në janar tek Real Madridi, shkëlqeu në ndeshjen ndaj Getafes.
Odriozola, bind
Një nga shenjat pozitive të këtij sezoni ka qenë Odriozola. Ishte konsistent me përformancat e tij dhe kur iu kërkua zëvendësoi në mënyrë perfekte Carvajalin.
Llorente, viktimë e dëmtimeve
Dy dëmtime të muskujve e kanë penguar zhvillimin spanjoll, pikërisht në kohën kur ai po jetonte në momentin më të mirë. Forma e tij më e mirë ishte nën-urdhërat Solarit, por rikthimi i trajnerit francez e lë të ardhmen e tij në rrezik.
Modric, nuk mundi ta bënte dallimin
Pasi fitoi Topin e Artë në vitin 2018, mesfushori kroat pritej të ishte një nga liderët më të mëdhenj të ekipit në vitin e parë pa Ronaldon. Për fat të keq, atij i mungoi ky lidership, madje edhe freskia gjatë gjithë sezonit.
Varane, larg nga më e mira e tij
Pasi fitoi Kupën e Botës me Francën, Varane duket se këtë sezon ka luftuar për të gjetur motivimin e humbur.
Përformancat e tij, marrë parasysh kapacitetet që ka, ishin të tmerrshme.
Carvajal, i ndëshkuar nga dëmtimet
Nuk e ka pasur lartësinë e dy sezoneve të mëparshme. Shkak për këtë dëmtimet.
Valverde, kishte minutazh të vogël
Uruguajani ushtroi me tre trajnerët e ndryshëm te Real Madridit, por nuk ka lënë gjurmë të tij në ndeshje. Ka pasur një sërë shansesh, duke përfshirë humbjen në Champions League ndaj Ajaxit.
Courtois, mesatarisht i mirë
Gjithçka duket se po shkon kundër belgut në vitin e tij të parë në Valdebebas. Ai duhej të ‘jetonte’ nën hijen e Navas dhe pranoi shumë gola. Roli i tij është i pa sigurtë pas kthimit të Zidane.
Pritej më shumë prej tij pasi pati një Kampionati Botëror të shkëlqyer, megjithatë Courtois ka qenë thjesht i mirë, asgjë më shumë.
Kroos, viti i tij më i keq
Gjermani ka shijuar sezonin e tij më të keq te Real Madridi dhe duket se i mungonte motivimi. Cilado qoftë arsyeja, Real Madridi e ka humbur praninë e tij në mesfushë.
Isco, një vit i tmerrshëm
Sezoni 2018/19 do të mbahet mend si sezoni më i keq i karrierës së Isco deri më tani. Ai u harrua plotësisht nga Solari në mes të sezonit dhe vetëm tani me kthimin e Zidane, i është dhënë mundësia për të përfunduar sezonin me numra relativisht të pranueshëm, marrë parasysh talentin e tij.
Casemiro, jo në më të mirën e tij
Braziliani ka qenë në sezonet paraprake një shtyllë kryesore në triumfet e Real Madridit në Champions League. Por, ishte ndryshe këtë sezon. Madje, Llorente e ka sfiduar rregullisht atë për një vend në formacionin startues.
Asensio, asnjë përparim
Një tjetër lojtar i cili është shumë larg pritjeve. Konsiderohej si pasues i Ronaldos, por nuk ka bërë asgjë në këtë sezon që të quhet i tillë. Problemet me lëndime kanë kontribuar në këtë zhytje të zhvillimit të tij.
Marcelo, një sezon i vështirë
Është një nga lojtarët që ka rënë më së shumti në aspektin e nivelit të tij të performancës.
Nga te qenurit mbrojtësi më i mirë i majtë në botë për vite me rradhë, ai shpejt u bë një zëvendësues nën-urdhërat e Solarit.
Por Zidane u përpoq dhe po përpiqet të rivendosë besimin, duke i dhënë më shumë minuta.
Bale, zhgënjim i madh
Ndonëse u zgjodh të jetë ikona sulmuese e ekipit pasi Ronaldo u largua, Bale nuk ka treguar asgjë pranë nivelit të kërkuar këtë sezon. Në fakt, kontributi i tij i fundit më rendësi ishin golat e tij në finalen e Champions Leagues kundër Liverpoolit, të mbajtur në Kiev. E ardhmja e tij është në dyshim.
Ceballos, mungesë akomodimi
Mesfushori nuk ka gjetur vend në Real Madrid, edhe përkundër faktit se talenti i tij është i lehtë për t’u parë.
Vazquez, asnjëherë nuk shkëlqeu
Spanjolli ofron diçka që e bën të besueshëm tek secili trajner i Real Madridit, por po bëhet e qartë se ai nuk është një lojtar që është në gjendje të bëjë ndryshime në ndeshje.
Vallejo, i mungon vazhdimësia
Me ardhjen e Lopetegui kishte një shans final për të shkëlqyer me Los Blancos, megjithatë lëndimet e penalizuan. Duke qartë se i mungon vazhdimësia.
Luca Zidane, surpriza e formacioneve
Ndonëse ishte portieri i tretë, kishte prej ndeshjeve në të cilat ishte startues.
Nacho, poshtë standardeve
Ai ka humbur vendin e tij në ekip dhe paraqitjet e tij kanë qenë të dobëta.
Mariano, pre e dëmtimeve
Besimi për të mbajtur numrin 7, të cilin paraprakishte mbanin veshur legjendat Raul dhe Cristiano Ronaldo, ka peshuar rëndë mbi shpatullat e tij.
Kjo për faktin se ishte gjithmonë i vendosur të luftonte. Megjithatë, lëndimet e ndalën atë në rrugën e tij për të trashëguar siç është më së miri numrin legjendar, 7.