Marcelo ishte kapiten i ekipit në fitoren e djeshme ndaj Athletic Bilbaos. Pas ndeshjes, Braziliani foli për media rreth këtyre temave:
Sezoni?
”Nuk do të ndjehemi sikur sezoni ka përfunduar, duhet të djersim fanellën dhe t’a dërgojmë Real Madridin aty ku është më së miri e mundshme. Ka qenë një sezon i vështirë, por duhet të ecim përpara për stemën e Real Madridit.”
Golat e Benzemas?
”Të gjithë i dimë cilësitë që ka Benzema dhe atë që ai sjell në ekip. Ai është njëri nga liderët dhe unë jam i kënaqur me golat e tij, por jam i sigurt që ai është më i lumtur për fitoren sesa për golat.”
Angazhimi në ekip?
”Jam shumë i fokusar në ekipin tim. Gjithcka që ka ndodhur në këtë sezon nuk ka ndikuar te unë, kam vazhduar duke punuar dhe duke ndihmuar. Kam luajtur apo jo, unë kam qenë gjithmonë me të gjithë bashkëlojtarët e mi. Loja dhe mosloja është pjesë e cdo sezoni dhe lojtari, por kurrë nuk jam ndalur duke punuar.”
E ardhmja?
”Gjithkush e dinë lumturinë që kam duke luajtur dhe stërvitur me këtë fanellë. Ka shumë gjëra që thuhen nga jashtë. Real Madridi është shtëpia ime”