Shkruan: Nacho Labarga, gazetar i Marcas.
Karim Benzema ka shkëlqyer me Real Madridin këtë sezon, duke qenë lojtari i vetëm në skuadër i cili ka mbuluar sado pak mungesën e golave që la largimi i Cristiano Ronaldo verën e kaluar.
Ai e ka dëshmuar se është numri 9-të i skuadrës, por kjo nuk e ka mbyllur idenë e ardhjes se një tjetër sulmuesi të ri.
Francezi është një nga lojtarët e paktë që e ka të garantuar një vend nën-urdhërat e Zinedine Zidane në sezonin e ri.
Benzema ka shënuar 30 gola këtë sezon dhe është vetëm dy gola larg ecurisë së tij më të mirë golashënuese si lojtar i Madrilenëve, duke forcuar kësisoji pozicionin e tij si një lider i ekipit.
Por, klubi Madrilen e di se ndonëse mund të mbështetet në golat e francezit, kjo nuk do të duhet ta ndalojë nga nënshkrimi me një sulmues të ri.
Kur Reali fitoi La Ligan, e bëri këtë duke u mbështetur në sulmues të planit B si: Alvaro Morata dhe Mariano Diaz.
Zidane tashme ka folur për një ndryshim sistemi, ku nëse aplikon sistemin 4-4-2, ai do të ketë nevojë për dikë i cili i bashkangjitet Benzemas në sulm.
Eden Hazard do të arrijë, por Real Madridi duhet të nënshkruajë me një bomber që nuk falë para portës për sezonin e ri 2019/20.