Që kur, Zinedine Zidane, ka arritur në Real Madrid për një epokë të dytë, ai ka e bërë të qartë në çdo konferencë për shtyp se parasheh një epokë të re, ndryshe nga ajo e mëparëshmja.
Është një fjalë, që vjen si përgjigjie ndaj gazetarëve, madje edhe kur këta të fundit nuk pyesin fare për epokën e re.
Në mendjen e tij, Zidane ka ‘pikturuar’ një Real Madrid të ri, me lojtarë të rinj, me disa largime dhe me një ekip që do të jetë shumë më ndryshe nga ai i cili fitoi 4 Champions League në vetëm 5 vite.
“Ndryshimet do të të ndikojnë skemën poashtu”, tha Zizou të shtunën, kur u pyet nëse ndryshimet do të ndikojnë më shumë sesa vetë emrat.
Këtu, mund të shihni ndryshimet që pritet të bëhen.
Pa Cristiano Ronaldo ose Gareth Bale, tridenti nuk është definuar
BBC-ja e famshme i takon të së kaluarës me largimin e Cristiano Ronaldos, ndërsa do të jetë edhe më në të kaluarën nëse Bale largohet.
Treshja ishte pothuajse e pakontestueshme si për Carlo Ancelottin ashtu edhe Zidane, me të dy që preferonin të aplikonin skemën 4-3-3.
Por, pa portugezin, Zidane e di se skema nuk është e njëjtë.
Mesfusha është në një proces evolucioni dhe nuk dihet nëse Toni Kroos, Luka Modric dhe Casemiro, do të jenë startues pas një viti zhgënjyes që e patën.
Eden Hazard, Paul Pogba, Luka Jovic… Lojtarët që do të definojnë skemën e re
Real Madridi tashmë ka bërë dy nënshkrimet e para për sezonin e ri, duke blerë Eder Militao dhe Rodrygo, teksa është afër të nënshkruajë edhe me Eden Hazard.
Jovic mund t`i bashkangjitet sulmit, duke i mundësuar Zidane që të luajë me dy sulmues përpara.
Serbi në rast se transferohet, në sulm, do të ishte partner i Karim Benzemas.
Do të ketë nënshkrime edhe në mesfushë, aty ku Pogba, nëse arrin, mund të ndikojë në stilin e lojës, varësisht prej pozitës ku do të luajë si më i tërhequr apo si më i avancuar.
Më shumë ritëm, lojë direkte dhe shpejtësi me blerjet e reja
Nëse Real Madridit i ka munguar diçka, ajo ka qenë shpejtësia dhe paparashikueshmëria në sulm.
Me rikthimin e Viniciusit, i cili ka treguar se çfarë mund të ofrojë dhe me arritjen e Rodrygos, potencialisht të Hazardit, ekipi i Zidane do të ketë atë çka i duhet: shpejtësinë dhe lojën direkte.
Pra, Real Madridi do të jetë më direkt, më agresiv dhe më elektrizues në fazën ofansive.
Një thesar i opsioneve taktike
Me ata të cilët mbesin dhe me ata të cilët largohen, Zidane do të jetë në gjendje t`i japë një formë të re ekipit të tij, me një numër opsionesh të ndryshme në bllokun e punës.
Skema 4-3-3 mund të mbetet një alternativë, ani pse nënshrimet e mundshme si Hazard dhe Pogba, japin sugjerime të një Real Madridi të ri që do të luajë me 4 mesfushorë.