Joao Felix është fenomeni më i fundit që është shfaqur në skenën Europiane të futbollit. Pak më shumë se gjysmë sezoni në Benfica ka qenë e majftueshme që emri i tij të lidhet me klubet kryesore Europiane.
Disa prej këtyre klubeve kanë hyrë në një ‘luftë’ për të siguruar transferimin milionësh të një 19 vjecari, i cili ka treguar se është gati për të bërë një ngritje në elitën e futbollit Europian.
Real Madridi sëbashku me Barcelonën dhe Juventusin janë të gatshëm të ofrojnë milionat e tyre për Joao Felix por agjenti i tij Jorge Mendes i ka njoftuar ekipet e interesuara se vlera e tij është 120 milionë euro.
Përpos këtyre 3 ekipeve janë edhe Manchester City me Bayernin, dy ekipet që e kanë nën shënjestrën e tyre lojtarin Portugez.