Zinedine Zidane foli për mediat në konferencën në prag të ndeshjes ndaj Huescas. Tekniku diskutoi për aktualitetet e ekipit dhe për merkaton që pritet të zhvilloje Real Madridi këtë verë.
Rikthimi nga kombëtaret: ”Para se gjithash, senzacionet janë shumë të mira. Është e vërtetë që nuk kemi patur shumë kohë sëbashku por senzacionet janë të mira sepse kemi bërë dy javë me shumë intenzitet dhe jemi shumë mirë. Dhe më e rëndësishme është ndeshja e nesërme.
33 vitet e Ramos dhe ajo që i mbetet: ”E përgëzoj, është lideri ynë dhe ndodhet në shtëpinë e tij. Do të luaje shumë më tepër vite se unë, me siguri, sepse kujdeset për veten dhe është shumë profesionist. Është një lojtar fundamental për këtë ekip dhe për këtë klub.”
Deklaratat e Piques për triumfet në Bernabeu: ”Nuk e kam parë, më vjen keq, nuk e kam lexuar çfarë ka thënë.”
Ideja nëse Varane dëshiron të largohet: ”Flitet shumë, njerëzit mund të kenë mendime të ndryshme dhe të shkruajnë gjëra që mendojnë, por lojtari është këtu me ne për 8 vite dhe ka bërë diçka fenomenale. E shoh të lumtur dhe të kënaqur, të përkushtuar dhe jo ashtu siç është folur së fundmi.”
Si është Courtois: ”Nuk është mirë, për këtë nuk është stërvitur, ka një problem muskular në këmbën e djathtë, një shqetësim, por do e shohim saktësisht se sa kohë duhet të qëndroje jashtë. Duket si çështje ditësh por nesër nuk do të jetë me ne.”
Spekulimet për nënshkrimet: ”E kuptoj sepse duhet të flasin për diçka, për mua dhe për lojtarët e mi mbeten edhe 10 ndeshje, duhet të bëjmë mirë, të mbarojmë mirë sezonin. Këtë duhet t’a bëjmë për të gjithë që janë këtu dhe jo vetëm për ata që janë të lidhur me kontrata me klubin. Për këtë nuk do të flas për lojtarët që nuk janë të skuadrës time dhe që janë të ekipeve rivale apo që kanë kontrata. Nuk do të thotë asgjë për atë që mund të ndodhë më pas.”
I mungon diçka ekipit?: Nuk i mungon asgjë, jo për t’a mbyllur sezonin.”
Duhet t’a bindë Marcelon që të qëndroje?: ”Nuk mund të vije këtu çdo lojtar dhe çdokush që ndodhet këtu ka motivimin e mjaftueshëm për të qenë pjesë e Real Madridit dhe të gjithë duan të qëndrojnë në Madrid. Nuk kam asnjë dyshim për Marcelon e as për dikë tjetër.”
Huesca: ”Huesca meriton më tepër por më intereson ajo që do të bëjmë ne. Kemi punuar mirë dhe do të bëjmë një ndeshje të mirë.”
Elozhet për rikthimin e tij: ”Po, sepse është e vërtetë që kam parë të gjitha ndeshjet, kam parë gjithçka që ka ndodhur dhe senzacionet e mia ishin pak më ndryshe. Ka qenë e komplikuar sepse vendimi për t’u larguar ishte i komplikuar, por kam parë se çfarë ka ndodhur në Madrid sepse është shtëpia ime, është qyteti im. Spanjollët më kanë pritur në mënyrë fenomenale, është e rëndësishme të jetosh mirë dhe këtu jetohet mirë.”
E shihni Balen si lojtarin që është në qendër të vëmendjes?: ”Do të flas për vitin që vjen dhe për atë që ka bërë në Madrid, përfshirë edhe finalen e Championsit. Askush nuk do t’ia largoje meritat për atë që ka bërë, është një lojtar i rëndësishëm dhe do të llogarisim në të.”
Kush i vendos largimet, klubi apo ju?: ”Pyetja është shumë e gjatë dhe përgjigjia është shumë e shkurtë. Do të shohim 10 ndeshjet që vijnë në fillim, pastaj do të flasim.”
Rodrygo dhe nëse llogarit tek ai: ”Do të shohim, është një lojtar shumë i mirë të cilin e kam parë vetëm në video. Do të shohim në vitin e ardhshëm se çfarë do të bëjmë, është një lojtar i së ardhmes.”
Ndeshjet me kombëtaret: ”Kam parë ndeshjen e parë të Spanjës, pak a shumë nga një ndeshje për çdo kombëtare, një përmbledhje. Ka edhe ndeshje që nuk mund t’i shohësh.”
Mbappe: ”Operacioni për Mbappe dhe nëse ia vlen t’a marim nuk mund t’a them, aq më tepër vlerën e tij si lojtar. Kjo është ajo që bëjnë klubet. Kur erdha në Madrid ishin 70 milion euro të paguara për mua dhe ishte një çmenduri, në fund shihni ku kemi ardhur. E dimë se çfarë lojtari është por nuk është i imi dhe nuk do të flas për lojtarët tjerë për shkak të respektit që kam për lojtarët e mi dhe për klubet.”
Përshtatja e Benzemas pa Zidane: ”Ka 10 vite që ndodhet këtu dhe ky mund të jetë viti i tij më i mirë. Ka qenë vendimtar me golat e shënuar dhe nuk më habit aspak sepse është në gjendje të shënoje dhe të luaje njëkohësisht. Kur e kritikojnë që nuk shënon, ata nuk e dinë që ai sakrifikon për ekipin. Besoj tek ai dhe e di se çfarë mund të bëje. E ka bërë vazhdimisht dhe shpresoj që të zgjasë për shumë kohë.”
Varane dhe situata e tij: ”Kemi senzacione pozitive, e di atë që ka bërë këtu dhe është normale që të ketë spekulime për ata që e duan, por e shoh mirë këtu, është kapiteni i katërt dhe progresi i tij nuk ka mbaruar.”
Pogba dhe deklaratat e tij: ”Më pëlqen shumë Pogba dhe nuk është diçka e re. E njoh personalisht, është ndryshe, bën atë që shumë pak mund t’a bëjnë, ka kualitet. Di të sulmoje dhe të mbrohet, por nuk është lojtari im, është lojtar i United dhe duhet respektuar. Gjithmonë kam thënë që nëse largohet nga Manchester, pse të mos vije në Madrid? Para se gjithash, të vije për Real Madridin, jo për Zinedine Zidane.”