Vinicius Junior thotë se ekipi është gati për dy ndeshjet e ardhshme që janë dy El Clasico. Supertalenti Brazilian pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Levantes ka folur këtë fjalë rreth kalendarit të ekipit dhe dy El Clasicove.
”El Clasico është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe të kesh dy brenda një jave është që iu pëlqen të gjithë lojtarëve. Duhet të bëjmë në Bernabeu atë që kemi bërë në ndeshjen e parë, në të cilën kemi luajtur mirë. Tifozët do të na ndihmojnë për të fituar.”
”Jemi të gatshëm për atë që po vjen, El Clasico është një ndeshje e bukur dhe duam t’a luajmë. E arrijmë atë mirë pasi fituam dhe do të pushojmë deri të mërkurën që të fitojmë.’‘
”Leo Messi është një lojtar i madh por jemi të gatshëm për cdo gjë. Nuk kemi frikë nga Messi sepse pavarësisht se është një lojtar i madh, kemi lojtarët më të mirë në botë në ekip.”