Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Karim Benzema është i lumtur që ka marë përsipër rolin e liderit të sulmit të Real Madridit.
Benzema ka rritur shifrat e statistikave të tij pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Reali në drejtim të Juventusit.
Francezi për France Football theksoi se ai luante më shumë për t’i siguruar Ronaldos sa më shumë gola që ishte e mundshme, por tani është i lumtur që është më i lirë në fushë.
“Tani unë mund të luaj lojën time të vërtetë. Më herët luaaja për të ndihmuar Cristianon, por tani jam lider në sulm. Ndihem më legjitim, kam ndjenjën se, tani jam i lirë,” tha ai fillimisht.
“Kur isha në fushë unë kërkoja vazhdimisht Cristianon me qëllimin që ai të shënonte sa më shumë gola që ishte e mundshme dhe në fakt kisha një rol dytësor. Tani është koha për të treguar se sa jam i etur për të shënuar, për të ndihmuar ekipin tim, kjo është ajo që më pëlqen mua,” përfundoi 31 vjeçari.