James Rodriguez tashmë e ka thënë se nuk dëshiron të vazhdojë në Bayern Munich në sezonin e ri. Ai është i vetëdijshëm se klubi Bavarez ka fjalën efundit. Nëse ekipi Bavarez vendos të paguajë opsionin e blerjes së tij para 15 qershorit, 42 milionë euro, atëherë Kolumbiani do të duhet të qëndrojë.
James nuk është i kënaqur me trajnerin Niko Kovac dhe në vitin 2019 ka luajtur në të dyja ndeshjet si zëvëndësues. Në anën tjetër sipas Marcas, Real Madridi mund t’a shfrytëzojë pakënaqësinë e Jamesit në Bayern dhe t’a rikthejë në ekip për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu ekziston mundësia që ai të rikthehet dhe të shitet tek ndonjë klub tjetër.