Karim Benzema shënoi dy gola në fitoren e sontme të ekipit ndaj Espanyolit me rezultat 2-4. Pas ndeshjes, sulmuesi Francez kaloi nëpër mikrofonat e Movistar për të cilët analizoi këto tema:
Ndeshja më e mirë e sezonit?
”Nuk e di. Cdo ndeshje dua të jap më shumë dhe të bëj gjëra të mira në lojë, të shënoj gola, të dhurojë asistime, pak nga të gjitha. Njerëzit kërkojn nga një sulmues të shënojë gola por unë besoj se jam një ‘9 me shpirt të 10’.”
Përmirësimi i ekipit
”Po kërkonim këtë ecuri dhe tani duhet t’a vazhdojmë, me këtë uri. Duhet të tregojmë në cdo ndeshje që jemi më të mirët”
Intensiteti
”Po, tani e kemi. Duhet të tregojmë se jemi më të mirët dhe kjo është ajo. Të gjithë kemi futboll pasi jemi Madridi”
Sezoni
”Cdo vit është më i vështirë, rivalët janë shumë të fortë dhe ne duhet të bëjmë duart tona të tilla (i tregon dorën kamerës).”