Vinicius Junior vazhdon të shkëlqejë me fanellën e klubit. Që nga arritja e tij, pritet kanë qenë të mëdha për performancat e tij dhe braziliani nuk i ka zhgënjyer drejtuesit Madrilen.
Forma e tij e mirë nën udhëheqjen e Santiago Solarit, është pengesa më e madhe e dy lojtarëve Madrilen: Bale dhe Asensio, të cilët janë rikthyer nga dëmtimet e tyre gjatë ditës së sotme.
Vinicius po luan startues i rregullt në ekip dhe largimi i tij nga formacioni nuk do të jetë aspak i lehtë. Madje ai ka krijuar një partneritet të mirë në sulmin e ekipit me Karim Benzeman, të cilit i asistoi në golin e djeshëm ndaj Gironas.
Mungesa e Bale dhe Asensios ka bërë që ai të luajë më shumë dhe të tregojë aftësitë e tij, dicka që është pengesa kryesore e dy lojtarëve Madrilen të cilët tashmë janë rikthyer nga dëmtimet e tyre dhe presin për një vend në formacionin startues.