Bernd Schuster sheh trajnerin e kombëtares Gjermane Joachim Low si njeriun ideal për të trajnuar Real Madridin dhe ndjenë se një afrim mes palëve gjatë verës nuk do të ishte aspak surprizë.
Ish-lojtari dhe trajneri i Real Madridit ka folur me presidentin e klubit, Florentino Perez, për bashkëkombasin e tij.
”Kam folur me presidentin Florentino Perez në një eveniment dhe në diskutim ishte Joachim Low,” zbuloi ai.
Sipas Schuster, Perez ka reaguar çuditshëm, sikur tekniku e kishte surprizuar me fjalët e thëna.
”Gjermanët janë shumë të vlerësuar në Real Madrid”, zbulon Schuster për gazetën Gjermane Die Welt.
”Nuk do të surprizohesha nëse Reali tenton t’a afroje Low këtë verë.”
Federata Gjermane e Futbollit i vazhdoi kontratën Lowit deri në vitin 2022 pas botërorit Rusi 2018 në verë, pavarësisht faktit që kombëtarja Gjermane nuk arriti të kaloje as fazën e grupeve.