Christian Pulisic është lojtari më i ri i Chelseas.
Një lajm të këtillë e ka konfirmuar vetë ekipi londinez nëpërmjet ueb-faqes së tyre zyrtare.
Nga transferimi i sulmuesit amerikan në Stamford Bridge pritet të përfitojë edhe Real Madridi.
Kjo për faktin se Chelsea tash pas ardhjes së Pulisicit, që konsiderohet si zëvendësues i Hazard, është i gatshëm ta lejojë Real Madridin të fillojë negociatat me lojtarin belg, Eden Hazard.
Sulmuesi belg ka qenë në orbitën e Real Madridit për disa sezone.
Chelsea është duke e përsëritur të njëjtën formulë që e përdori gjatë verës, kur nuk e lejoi largimin e Thibaut Courtois derisa në radhet e tyre të transferohej portieri i ri, Kepa.