‘Story’ i publikuar nga Navas në profilin e tij në Instagram, duke falendëruar tifozët e Real Madridit po shtojnë thashethemet për një largim të mundshëm tani në merkaton dimërore.
Një ‘story’ e publikuar në Instagram nga Navas shtoi thashethemet se portieri Kosta Rikan është gati të largohet nga Real Madridi në merkaton dimërore.
Ai shtoi një foto me disa nga 8.000 tifozët që ishin prezent në stërvitjen e djeshme të Real Madridit dhe duke i’a shtuar një mesazh ‘Faleminderit për gjithçka’ që shoqëroi foton.
Shumë media e interpretuan këtë mesazh si një lamtumirë e portierit. Që nga ardhja e Santi Solarit në Bernabeu, Navas ka luajtur vetëm një ndeshje edhe atë në Kupën e Mbretit, duke qenë në stol në të gjitha ndeshjet tjera në kampionat dhe Champions Leagues. Poashtu ai nuk arriti të gjente minutazh edhe në ndeshjet në Kupën e Botës për Klube dhe kjo rezulton me dëshirën e tij për t’u larguar.