Pas seancës së sotme stërvitore të hapur në Valdebebas, trajneri i Real Madridit, Santiago Solari nënvizoi rëndësinë e sukseseve të arritura të skuadrës në vitin 2018.
Pavarësisht se Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo u larguan, Solari Beson se ishte një vit i madh për Los Blancos.
“Ka qenë një vit i mrekullueshëm për Real Madridin, një tjetër vit ku u shkrua historia,” tha ai fillimisht.
“Unë shpresoj që njerëzit të festojnë natën e fundit të vitit në paqe dhe të përballen me 2019-tën me shpresë, punë dhe dashuri, që është më e rëndësishmja,” përfundoi tekniku.
Real Madridi do të kthehen në aksion të enjten, më 3 janar, kundër Villarealit.